Platforma teknologjike Kërko Doktor lindi jo vetëm si nevojë për të përshpejtuar zgjidhjen e problemeve të ndryshme mjekësore, por edhe si një mjet për menaxhimin e veprimtarisë së mjekëve, stomatologëve, psikologëve dhe profesioneve të ngjashme.
Me anë të kësaj platforme, çdokush mund të kërkojë mjekun e problemit përkatës dhe mund të caktojë një takim me të. Gjithashtu, organizimi sipas vendndodhjes, etiketës dhe klinikës së mjekut e bën këtë shërbim më praktik dhe e sjell zgjidhjen më pranë jush.
Përdorimi i kësaj platforme nga mjekët, apo klinikat me disa mjekë, sjell përfitime jo vetëm në organizimin e përditshëm të aktivitetit të tyre, por edhe në rritjen e kontaktit me pacientët. Praktikisht, në sytë e profesionistëve, kjo platformë është njëkohësisht një agjendë e shkëlqyer dhe një mjet marketingu.
Pacientët mund ta përdorin këtë sistem për të kërkuar një mjek pranë vendndodhjes së tyre në çdo kohë dhe pa pagesë. Pasi të gjejnë mjekun përkatës, ata mund të caktojnë një takim nëpërmjet formularit të aplikimit.
Doktorët kanë mundësinë të përdorin këtë platformë kundrejt një pagese mujore pasi ti përvetësojnë të gjitha veçoritë gjatë trajnimit 1-2 mujor. Gjatë kësaj periudhe sistemi do të jetë falas për ta.
Për çdo pyetje në lidhje me platformën ose për të aplikuar si mjek apo klinikë, na kontaktoni nëpërmjet formës të kontaktit.